Wednesday, April 23, 2014

Rajoni : Bosnje Hercegovine- Aty ku nacionalitet e urrejne njeri- tjetrin

Autor Jevgeni Krutikov


Është e zorshme që politikanët myslimanë,serbë dhe kroatë do të mundënin ti hidheshin në grykë avazit të tyre duke u nisur nga pozita etno nacionale.Kompromisi mes palëve ndërluftuese është i pamundur,të paktën brenda kufirit të një shteti.Prandaj janë të gjitha të dhënat të besosh se shpërbërja përfundimtare e Bosnjës do të arrijë në fundin e kësaj rruge pa marrë parasysh përpjektjet e strukturave Evropiane që ky fenomen të mos ndodhë.
Të themi të vërtetën shembja e Bosnjës u ligjërua qysh në marrveshjen e Dejtonit.Teksti i tyre nuk është i koklavitur,(i stërholluar);palët janë të detyruara të respektojnë sovranitetin e njëri-tjetrit.Të respektojnë marrëveshjen e armëpushimit,të largojnë forcat e armatosura tej kufirit ndarës për të cilin kanë bërë marrëveshje,të pranojnë kushtetutën e re dhe të bëjnë zgjedhjebrenda standarteve dhe të pranueshme për të gjitha palët.Veç kësaj Sarajeva u rivendos si kryeqyteti i Bosnjë Hercegovinës.
Por ajo çka është më e rëndësishmja brenda një territori u pranuan dy formime veças; Republika Serbe e Bosnjës dhe Federata Boshnjako-kroate.Ky status juridik tepër i çuditëshëm,përligji ndarjen e këtij vendi.
Tani në Bosnjë ka pesë presidentë,dy kryeministra,trembëdhjetë ministra të arsimit.E gjithë kjo radhë përpin gjashtëdhjetë përqind VVF-së të vendit.Strukturat Europiane me agresivitet e mbikqyerin këtë eksperiment social.Për një moment u duk se Evropa thjesht u përzje në rivendosjen e status quosë të para luftës.Të larguarit gati-gati po i detyronin me forcë të ktheheshin në vendet e mëparshme të banimit,ndërkohë që ata morën rrugën për në Sërbi apo Kroaci.Dhe është e natyrshme që pas asaj gjakderdhjeje në luftë,bashkëjetesa e tyre ishte e pamundur.Europa cedoi ( lëshoi pe) vetëm dy vjet më parë kur Rud Jubers- komisar suprem për problemin e të larguarve deklaroi:duke vazhduar mbështetjen e rikthimit  për gjithë ata  që duan të rikthehen neve na duhet që të heqim dorë  nga një qëllim i trilluar,i cili na jep rezultate të kundërta,siç është problemi i kthimit për në shtëpitë e tyre i të gjithë atyre njerëzve që u larguan nga vendbanimet.
Një profesor i Universitetit të Sarajevës thotë për marrëveshjen e Dejtonit:veç faktit që në substancë e ndanë vendin,ata përforcuan edhe rezultatin e luftës;kufijtë e sektorëve etnikë janë bërë  faktikisht sipas pastërtisë etnike.Më shumë nga të gjithë fituan serbët,aq më tepër që teritori i Republikës Serbe puqet me kufijtë e Serbisë.Më shumë humbën myslimaët,të ndodhur të rrethuar me një dalje shumë të ngushtë në det.Zona kroate  praktikisht nuk pati ndryshime dhe pas pushtimit të Krajinës popullata katolike u bë kompakte.Dihet që ky formim është i paqëndrueshëm.Të dy pjesët e Bosnjë Hercegovinës,pala serbe dhe ajo myslimano – kroate nuk komunikojnë me njëra –tjetërën.Raportet e komisionerëve europianë për çmilitarizimin,kthimin e të lë larguarve dhe “vendosjen e besimit” janë pesë me iç,një mashtrim i pastër.
Sarajeva u rimëkëmb nga paratë e vendeve arabe dhe dreqi e merr  vesh dhe nga monedhat e kujt tjetër dhe është shëndërruar nënjë qytet – ëndërr.Në zonën serbe ka shumë të larguar nga Kosova.Në vitet e pasluftës ka vend realisht  caktimi i kufijëve etnikë dhe është shkatërruar plotësisht Bosnja e mëparshme.
Evropa nuk do ta pranojë  këtë fakt dhe me këmbëngulje e konsideron këtë territor si një shtet të vetëm.Banorët vendas tani për tani nuk grinden,ata u mësuan t’i shohin emisarët europiane si palaço qesharakë,të cilët çdo ballkanas,thjesht i vërtit në majë të gishtave.Por do të vijë koha kur ky idil të marrë fund.
Shpejt ose vonë dhe jo shumë larg se viti që vjen,pas zgjidhjes së problemit të Kosovës,republika Serbe e Bosnjës do të gëlltitet nga Sërbia,ndërkaq rajonet katolike do i bashkangjiten Kroacisë.Bosnja myslimane përfundimisht  do të shëndërrohet në një enklavë së cilës për mëshirë do t’ia lejojnë  të ndërtojë një portë në Fjorde dhe atëherë lufta me të vërtetë do të marrë fund. Kjo për shkakun se  të gjitha forcat në armiqësi do të marrin atë çka ata vetë para kësaj kohe e dëshironin ta kishin me ndihmën e tankeve.
Dogmatizmi asnjëherë nuk ka sjellë dobi.Organizatat Europiane në substancën e tyre të brendëshme  janë ndërtuar kështu për të asgjesuar çdo përfyturim dhe zgjidhje krijuese.Ata njëherë shpallin principin e mosndarjes së territorit dhe po ata e tërheqin këtë princip bash atje ku të mos ketë mundësi të funksionojë.Ata biles Kosovës e ndajnë nga Sërbia në ato kufij ku arbitrarisht e ndau edhe Titoja.Megjithëse këto linja të ngjyrosura nëpër harta ka kohë që janë shëndërruar në fetish.Ka mundësi që zotërinjtë  e Strasburgut besojnë se BE-ja ka zhdukur çdo kufij prandaj edhe nuk ia vlen të merakosesh për to.Mesa duket nuk do të ketë rëndësi se ku do të kalojë kufiri i Sërbisë nëse ajo hyn në BE.Ndarja e Bosnjë Hercegovinës do të bëhet sipas atij principi për të cilin para se të fillonte lufta nuk ranë dakord Millosheviçi dhe Tugjmani,krerë të dy shteteve të mëdhenj që historikisht e kanë urryer njëri-tjetrin .Këta do të gllabërojnë territore të bashkuara,ndërsa tokat pa zot do i marrin myslimanët.Më 1990 Franoja dhe Slloboja nuk ranë dakord sepse kroatët donin për vete edhe tokat myslimane (për nder të asaj kohe kur më 1941 nga imperatoria austro-hungareze katolike u gllabëruan  në kohën e sulltanëve turq).Dhe kjo vlerësohet si “mbështetje juridike”,për pretendimet kroate për këto territore.
Për më tepër ndarja serbo-kroate u bë sipas principit etnik,por dihet që BE u largohet kufijëve  etnikë si shejtani nga temjani,epo siç edhe thuhet, tashmë epoka e kufijëve shtetërore ka marrë fund.Tani ne kemi globalizmin dhe ajde të zgjidhim dorë për dore,të bashkohemi me struktura të mëdha burokratike dhe jo me struktura etnike.Problemet e tipit të Bosnjës  thjesht injorohen,ose fillojnë dhe llomotisin për pozicione humane .Dhe me çafarë po merren tani organizatat Evreopiane në Bosnjë ? Monitorojnë zgjedhjet që gjithçka të jetë demokratike,i shtyjnë të larguarit për të shkuar në shtëpitë e tyre të rrënuara nga lufta se medemek të shkretët po vuajn në vende të huaja dhe bëjnë seminare për nënpunësat.Kjo është e gjitha.Askush,bile nuk merr mundimin të hedhë një vështrim në dy vitet që kanë kaluar.Në atë moment kur Bosnja përfundimisht dhe ligjërisht do të rrënohet,Europa asgjë nuk ka për të bërë.E gjithë ajo punë shumë vjeçare për bashkimin me dijë të plotë  të pjesëve që nuk bashkohen,do të shkojë për dhjamë qeni ( ose do i shkojë maçokut nën bisht).Zor se në Strasburg mendojnë se punët nuk do të kenë këtë rrjedhë.Më e besueshme është ajo që ata në këto rrethana,thjesht do të ofendohen me këta ballkanas pa tru,që medemek nuk e kuptojnë lumturinë e tyre.  
                                               
                                                                          Pergatiti : Foto Proko

0 comments:

Post a Comment